Video
Djali ndahet prej saj, 24-vjeçarja e shokon me veprimin e saj kur kthehet në shtëpi
Djali ndahet prej saj, 24-vjeçarja e shokon me veprimin e saj kur kthehet në shtëpiS. Bardhi
Thashetheme
Ndarjet ndonjëherë janë të vështira për t’u kaluar dhe si pasojë mund të sjellin edhe veprime që lëndojnë tjerët.
Disa njerëz zgjedhin të heshtin e disa vendosin të shkatërrojnë çdo shenjë nga lidhja e tyre.
Kjo grua qartazi zgjodhi t’i jepte ish-të dashurit të saj atë që meritonte, pasi i hodhi makinën tip “Mercedes” në fund të pishinës pas ndarjes së tyre.
Kistina Kuchma, 24 vjeçe, u zemërua dhe nuk e përpiu dot lajmin kur Guy Gentile i tha se marrëdhënia e tyre kishte marrë fund.
Gentile, 41 vjeç, pasi u kthye në shtëpi gjeti Mercedezin e tij S400, i cili kushton pak më shumë se 100,000 dollarë, të parkuar brenda pishinës.
Ai lajmëroi policin, të cilës iu deshën më shumë se 4 orë për ta nxjerrë makinën nga pishina.
Por, kjo nuk ka qenë “zënka” e tyre e vetme pasi më përpara Kristina i kishte hedhur atij një filxhan çaji të ngrohtë në fytyrë teksa janë zënë në një restorant të njohur.
Epo, djema bëni mirë t’ua plotësoni kërkesat vajzave.
JOQ.al