Connect with us

Tradita e çuditshme e restoranteve në Japoni, ushqimi serviret mbi trupin lakuriq të femrës

Video

Tradita e çuditshme e restoranteve në Japoni, ushqimi serviret mbi trupin lakuriq të femrës

Tradita e çuditshme e restoranteve në Japoni, ushqimi serviret mbi trupin lakuriq të femrësG. Hasani

Kuriozitete

Tradita ku ushqimi serviret në trupin lakuriq të femrës i ka fillesat që në kohën e samurajëve. Këta të fundit fitoret e veta në beteja i festonin në shtëpitë në të cilat kanë jetuar gejshet, duke ngrënë ushqim nga trupi i tyre lakuriq. Ditët e sotme ekziston ende kjo traditë në Japoni, e cila quhet nyotaimori. Nëse është fjala për mashkullin lakuriq, atëherë quhet nantaimori. Në shumë restorante në Japoni por edhe në vende të tjera të botës trupi lakuriq i femrës është më i popullarizuar se sa trupi lakuriq i mashkullit.

Dikur gjithashtu ka qenë zakon që vajza nga e cila hahej ushqimi duhej patjetër të ishte e virgjër, ndërkaq sot kjo gjë nuk ka rëndësi.

Por, personat që ulen në një tavolinë të tillë ku qëndron një femër me ushqimin sipër trupit duhet të mos jenë të moshuar, mbi peshë apo ata që kanë qoftë edhe një tatuazh në trupin e tyre. Drejtuesit e restorantit informojnë se natyrisht femra që servir sushin nuk mund të preket.

Kjo mënyrë servirjeje ushqimi është e pranishme në pjesën më të madhe të kryeqyteteve botërore si New York, Londër, Paris dhe së fundmi edhe në Itali.

Kjo është një ide tepër tërheqëse për të festuar. Mbase nëse do të hapej një restorant i tillë në Shqipëri, festat e beqarisë së meshkujve do të organizoheshin më së shumti.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top