Video
Përdhunimi i 15-vjeçares/ “Babai im i mbajti me bukë, si qëndron e vërteta”, flet vajza e të akuzuarit
Përdhunimi i 15-vjeçares/ “Babai im i mbajti me bukë, si qëndron e vërteta”, flet vajza e të akuzuaritD. Cani
Lajme
Denoncimi publik që një familje bëri sot, duke kallëzuar se vajza e tyre 15-vjeçare është përdhunuar nga një fqinjë i tyre, dhe është në muajin e tetë të shtatzënisë, shkaktoi një reagim të gjerë publik.
Madje ka reaguar dhe njëra prej vajzave të të akuzuarit, Ligor. B., e cila ka deklaruar se pretendimet e denoncuesve janë të pavërteta.
Ja si është shprehur ajo për NOA.al:
Babai im është i pafajshëm dhe po mbahet pa të drejtë në burg, të lirohet sa më shpejt”.
Vajza e të dyshuarit, shkon më tej duke u shprehur se i ati i saj e ka mbajtur me bukë këtë familje, për shkak të kushteve të vështira ekonomike.
Vajzën që e ka denoncuar, e mbanim me bukë sepse jetonte në kushte të vështira ekonomike. Drejtësia të zbardhë të vërtetën e ngjarjes.
Ndërkohë, priten analizat e ADN-së për të vërtetuar nëse fëmija që po pret 15-vjeçarja, është e 55-vjeçarit apo jo.
JOQ.al