Connect with us

Kush është Renato Çami, i rrezikshmi i Fierit dhe “sponsori i PS i cili ka bekimin e Gramoz Ruçit”

Video

Kush është Renato Çami, i rrezikshmi i Fierit dhe “sponsori i PS i cili ka bekimin e Gramoz Ruçit”

Kush është Renato Çami, i rrezikshmi i Fierit dhe "sponsori i PS i cili ka bekimin e Gramoz Ruçit"F. Tenolli

Lajme

policia-e-fierit

Pas postimit të bërë sot nga lideri i opozitës në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ku një polic i Fierit denonconte pengmarrjen e një personi, ka reaguar Policia e Shtetit.

Lulzim Basha postoi pasditen e sotme denoncimin e një polici nga qyteti i Fierit i cili shpjegonte se pengmarrja ndaj një qytetari ishte kryer nga sponsori më i madh i Partisë Socialiste, Renato Çami.

Sipas policit, atë e kishin marrë peng prej 3 ditësh dhe shpjegonte se policia e Fierit kishte frikë të arrestonte autorin pasi Çami është sponsori më i madh i Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Pasi e kishin liruar, qytetari kishte mbërritur në spital në gjendje të rëndë dhe kishte deklaruar se e kishte marrë peng Renato Çami, por policia nuk kishte marrë asnjë masë ndaj këtij të fundit.

Pas kësaj, në denoncimin e tij polici shton se, Çami sëbashku me Klajdi Crragën, i kishin shkuar në spital dhe e kishin torturuar duke e detyruar kështu të ndryshonte dëshminë e tij.

Polici deklaron se Policia e Fierit e ka fshehur ngjarjen.

Postimi i plotë i Bashës në “Facebook”:

Ky eshte shteti mafioz i Edi Rames dhe Gramoz Rucit me kompani: Pershendetje zoti Basha, une qe po ju shkruaj jam nje punonjes policie ne rrethin e Fierit dhe dua tju tregoj per nje ngjarje qe ka ndodhur ne qyetin e Fierit ku para rreth dy javesh eshte marre peng nga Renato Çami nje qytetar per tre dite dhe policia nuk nderhyri dhe nuk shkoi fare te banesa e ketij te fundit. Pasi u lirua pas tre ditesh qytetari i marre peng shkoi ne spital ne reanimacion ne gjendje te rende dhe kur shkoi polic​ia si kishte deklaruar se ishte mare peng nga Renato Cami ne lagjen 1 maj ne banesen e tij ku nuk guxon te futet njeri, aty erdhen prape ushtaret e Renatos dhe e kishin goditur dhe ky person kishte ndryshuar deshmine e tij. Dua te them se Renato Cami esht sponsori me i madh i Partise Socialiste ne Fier ne bekimin e kryetarit te kuvendit Gramoz Ruci. Personi i cili u mor peng dhe u torturua ishte se bashku me nje tjeter person i quajtur Klajdi Crraga por ky i fundit nuk u kap dot. Ne si punonjes policie nuk na vjen aspak mir qe futen ne burg njerez per nje tulle dhe te keta persona qe marin peng njerez dhe i torturojne ata nuk futemi dot. Policia e Fierit e ka fshehur.

Për këtë ngjarje ka patur një reagim nga Policia e Shtetit, sipas të cilës ngjarja nuk është mbajtur e fshehtë por është referuar në Prokurorinë e Fierit, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për identifikime autorëve.

Policia e Shtetit thotë se ngjarja është publikuar në faqen zyrtare të Policisë në internet, asp.gov.al dhe ngjarja është denoncuar në datën 3 tetor të këtij viti në komisariat nga një 20-vjeçar me inicialet F.L.

Burime nga policia thanë se kallëzuesi nuk ka dhënë asnjë emër, por ka bërë vetëm një përshkrim fizik të autorëve duke pretenduar se nuk i njihte.

Në denoncimin e kreut të opozitës, historia rrjedh krejt ndryshe.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 03.10.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale ‘Heqje të paligjshme të lirisë’, parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi më datë 03.10.2017 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi F.L., 20 vjeç, banues në fshatin Petovë Fier, se më datë 02.10.2017, në lagjen ‘1 Maj’, Fier, është rrahur nga disa persona dhe është mbajtur peng për disa orë në një banesë”.

Kush është Renato Çami?

Emri i vërtetë i Renato Çamit është Renato Saliu dhe është konsideruar vazhdimisht si eksponent krimi në qytetin e Fierit.

Krahu i tij i djathtë është konsideruar shtetasi Gramoz Yzeiri, një nga personat më të kërkuar të drejtësisë shqiptare, person me precedentë të shumtë penalë.

Sëbashku me Çamin dyshohen se kanë vrarë në bashkëpunim Xheladin Qelinë, në vitin 1998 në qendër ët Fierit.

Vrasja

Policia ka deklaruar se Qelia kishte qenë duke udhëtuar me motor me një tjetër person me inicialet Sh.J kur është ndaluar nga Yzeiri dhe Çami.

Ata e kanë qëlluar me breshëri automatiku dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top