Video
Irlandezët pregatiten për stuhinë Ophelia, më e rrezikshmja në gjysmë shekulli
Irlandezët pregatiten për stuhinë Ophelia, më e rrezikshmja në gjysmë shekulliA. Shehaj
Lajme
Stuhia Ophelia po afrohet në brigjet britanike dhe irlandeze me një shpejtësi prej 80mph, ndërsa meteorologët dhe shërbimi i emergjencave kanë paralajmëruar për rreziqe të mëdha.
Uragani që pritet të godasë dy shtetet, është cilësuar si stuhia më e keqe që ka goditur Irlandën për më shumë se gjysmë shekulli. Për këtë arsye shumë shkolla janë mbyllur dhe njerëzit po struken në banesa.
Anijet kanë mbyllur çdo shërbim dhe kanë anuluar të gjitha lundrimet ndërsa Ophelia pritet të godasë fillimisht Mbretërinë e Bashkuar e më pas Irlandën, pasi ka kaluar oqeanin Atlantik. Kjo stuhi vjen 30 vite pasi Stuhia e Madhe e vitit 1987 vrau 18 persona.
Shkollat dhe kolegjet në Irlandën e Veriut janë mbyllur ndërsa bëhet me dije se ky uragan/stuhi, mund të lejë pas edhe viktima.
Ndërkaq, nuk përjashtohen dëmet materiale që mund të shkaktohen.
JOQ.al