Video
“Miku kriminel” i politikanëve mund të mos ekstradohet, ministrja e Drejtësisë nuk flet fare
"Miku kriminel" i politikanëve mund të mos ekstradohet, ministrja e Drejtësisë nuk flet fareA. Shehaj
Lajme
Durim Keçi, i njohur ndryshe si miku i politikanëve të të gjitha partive (PS-së e PD-së), rrezikon të mos ekstradohet drejt Italisë, ku edhe është i dënuar me 9 muaj burg.
Ai duhet të rigjykohet nga e para, por sipas kodit të Procedurës Penale, i cili ka hyrë në fuqi më 1 gusht në vendin tonë, Ministria shqiptare e Drejtësisë nuk mund ta ekstradojë një person, nëse shteti që e ka shpallur në kërkim nuk dërgon garanci që do ta gjykojnë nga e para.
Ligjet e reja detyrojnë Ministrinë e Drejtësisë t’i drejtohet shtetit kërkues, që të lejojë gjykimin nga zero për çdo shtetas shqiptar të dënuar në mungesë.
Durim Keçi është dënuar nga gjykata e Xhenovës, me 9 vite burg për akuzat e pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni.
Avokati i shijakasit bëri me dije se mungon garancia në dosje, gjë që është një nga shkaqet thelbësore të refuzimit të ekstradimit. Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj e kontaktuar nga News 24 nuk dha asnjë shpjegim për çështjen në fjalë.
JOQ.al