Video
Deputeti demokrat drejt vendimit ekstrem, e di Basha këtë?
Deputeti demokrat drejt vendimit ekstrem, e di Basha këtë?A. Shehaj
Lajme
Me sa duket Partia Demokratike sa po vjen dhe po rrudhet. Ka qenë një nga deputetët që e ka përfaqësuar këtë parti, Halim Kosova, ai që është shprehur se po mendon të dorëzojë mandatin.
Kosova është shprehur disa herë se nuk e lidh më asnjë gjë me grupin parlamentar në të cilin ndodhet dhe për më tepër po mendon seriozisht largimin nga kjo parti.
Bisedat e tij, sipas CityNews, janë bërë me grupet e ngushta të miqve, ndërsa doktor Halimi mësohet të ketë folur edhe për nivelin e ulët të grupit të PD-së.
Shumë nga kolegët i kanë kërkuar doktor Kosovës të mos marrë vendimin ekstrem, pasi ai është një vlerë e shtuar në atë grup parlamentar dhe me largimin e tij do të humbte një intelektual dhe do të hynte një servil.
JOQ.al