Video
Ndërtimi në Butrint/ Kumbaro zbulon objektin: Do ofrojmë shërbim ushqimesh për turistët
Ndërtimi në Butrint/ Kumbaro zbulon objektin: Do ofrojmë shërbim ushqimesh për turistëtG. Hasani
Lajme
Debati dhe zërat për ndërtimin që po bëhet brenda Parkut të Butrintit nuk kanë të sosur. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka folur sërish duke thënë se punimet janë pezulluar deri në sqarimin e opinionit publik.
Akuza nga opozita por edhe nga arkeologë kanë thënë se ky ndërtim brenda në Butrint po dëmton zonën arkeologjike. Ndërsa, më herët, ministrja e ka justifikuar se ndërtimi po bëhet me material të lëvizshëm dhe jo me beton.
Ditën e sotme Mirela Kumbaro tha se objekti ku po ndërtohet ishte thjesht një depo dhe është menduar të shfrytëzohej duke ofruar shërbime ushqimesh të lehta për turistët:
Në 4 vite ndërhymë me 15 projekte shërbimi. Objekti ku po ndërtohet ishte thjesht një depo dhe nevoja për një pikë pushimi ka qenë e hershme. Menduam që ky objekt mund të shfrytëzohet dhe të përdoret për aktivitete”- tha Kumbaro.
Ministrja tha se kontrata e këtyre punimeve nuk mund të publikohet pasi ka të dhëna konfidenciale, shkruan Balkanweb. Ndër të tjera ministrja tha se nuk ka pasur ndryshim të projektit pas debateve.
JOQ.al