Video
“Gruaja bën prostitutën, Tahirin do ta var”, vlonjati shtrihet para gjykatës dhe kërkon të bijën
"Gruaja bën prostitutën, Tahirin do ta var", vlonjati shtrihet para gjykatës dhe kërkon të bijënA. Shehaj
Lajme
Një person është shtrirë ditën e sotme përpara gjykatës së Vlorës dhe proteston në mënyrë paqësore, teksa plot revoltë thotë se pret drejtësi nga shteti, i cili e dënoi me 7 muaj burg, pasi e ngatërroi me një tjetër person, si dhe bashkëshortja e tij i ka marrë të bijën 3-vjeçare.
Elidon Isufi ka treguar ditën e sotme se ka mbi 4 orë që qëndron para gjykatës "së korruptuar" të këtij qyteti. Ai tregon për Enrik Mehmetin se si ka kërcënuar Saimir Tahirin, i cili më pasi "i bëri gjëmën".
Sipas Elidonit, gabimisht e kanë ngatërruar me një person të kërkuar nga Interpoli dhe e kanë dënuar pa të drejtë.
Ai shprehet:
Më futën në burg se më ngatërronin me një që e kërkonte Interpoli. Mora pafajësinë. Ndenja 7 muaj. Më hoqi qafe Saimir Tahiri, ai i korruptuari. I thash "do të var me zinxhir, do të heq qafe në mes të Tiranës". Ai e kuptoi që ishte çështja pak e ndërlikuar, se është gjithë korrupsioni këtu. Prokuroria dhe policia janë të korruptuar dhe po fshihnin njëri-tjetrin. Të mos të dilnin gjithë të korruptuarit, më morën mua për të më hequr qafe".
Duke folur për Mehmetin dhe të filmuar nga ONE TV, Elidoni tregon se kjo protestë është për të marrë të bijën, të cilën gjykata e Vlorës ia ka lënë në kujdestari të ëmës.
Ai bën me dije se vajza, bashkë me ish-gruan, kanë ikur jashtë shtetit dhe ai nuk ka mundësi ta takojë, pasi e ëma e ka marrë pa e vënë në dijeni.
Elidon Isufi ndër të tjera akuzon të shoqen se "bën prostitutën", arsye e cila ka shkaktuar edhe divorcin mes tyre. Pavarësisht të gjithave, vlonjati shprehet i vendosur për të marrë të bijën, ndërsa vendimin e gjykatës për t'ia lënë 3-vjeçaren në kujdestarinë e të ëmës e quan si një vendim korruptiv.
Ndër të tjera ai thotë:
Dola nga burgu dhe e dua e do ta kërkoj tërë jetën fëmijën tim. Nuk e kam rrahur asnjëherë ish-gruan. Kam kërkuar vetëm fëmijën tim. Mora policinë në telefon dhe më thanë që kam ushtruar dhunë psikologjike. Sikur i kam thënë pas derës do të bëj ashtu e do të bëj kështu. Janë filmimet, kamerat. Nuk e kam kërcënuar asnjëherë, nga jashtë asnjë dere. Prokurorja Flora Çela nuk pranoi të hapej sistemi TIMS i asaj dite Ajo nuk ishte në shtëpi atë ditë.
Kam 4 orë dhe do rri këtu deri sa të më shtypin me makinë. Do rri këtu deri sa ai fëmijë të mos dali nga dera e këtij shteti, sepse ajo mama e ka dhunuar fëmijën ton.
E kam me urdhër gjykate të takoj fëmijën çdo javë. Ku ta takoj unë tani? Ajo bën prostitutën në Itali, e thotë që vete për kurim. Kemi 3 vjet e ca të ndarë. Fëmija bën tre vjeç. Jemi ndarë se bënte prostitutën. E bënte në Shqipëri, vajti ta bëjë në Itali tani
O të më shtypin, o të më vrasin, o të më fusin në burg, o të marr fëmijën tim. Është dhënë një vendim korruptiv. Nuk ka gjykatë në botë të japë këto vendime. Janë bërë 20 gjyqe."
JOQ.al