Video
La çantën jashtë kazinosë dhe s’e gjeti më, pronari ka një mesazh për vajzën që e mori
La çantën jashtë kazinosë dhe s’e gjeti më, pronari ka një mesazh për vajzën që e moriD. Cani
Vec-e-jona
Asnjëherë mos i lini gjërat rrugëve, ose ndryshe mund ta pësoni si në rastin më poshtë.
Kjo video e filmuar nga kamerat e sigurisë pranë një kazinoje në “Stadiumin Dinamo” në kryeqytet tregon një vajzë e cila është duke ecur dhe pa pritur, rrëzë ndërtesës sheh një çantë.
Menjëherë vajza e merr çantën dhe vazhdon të ecë, pa e ditur se dikush e kishte lënë aty për ta marrë sërish pak më vonë.
Kjo pasi, personi që e ka dërguar videon në redaksinë e JOQ.al, thotë se punonjësi i kazinosë e kishte lënë aty vetëm për pak çaste.
Sipas tij, brenda çantës ndodhen dokumenta me vlerë dhe ai kërkon që vajza t’ia rikthejë.
JOQ.al