Video
Vrasja e gazetares malteze, themeluesi i Wikileaks: 20 mijë euro për ata që njohin vrasësin
Vrasja e gazetares malteze, themeluesi i Wikileaks: 20 mijë euro për ata që njohin vrasësinA. Shehaj
Lajme
Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange ka shprehur keqardhjen e tij për vrasjen e gazetares malteze, Daphne Caruana Galizia.
Assange, i cili është themeluesi i organizatës jofitimprurëse që publikon informacione sekrete dhe kabllograme me të dhëna të klasifikuara, të cilat mbahen të fshehta nga mediat, ka dhënë ngushëllimin e tij përmes një tweet-i.
Ai ka vënë në dispozicion të kujtdo që jep informacion të vlefshëm në lidhje me vrasësit e gazetares malteze, një shumë prej 20 mijë eurosh.
Shqetësim dhe keqardhje shprehur edhe autori italian i anti-mafias, Roberto Saviano, i cili e përshkroi ngjarjen në Maltë si dramatike. Saviano e vnedosi ngjarjen në qendër të pastrimit të parave nga Londra në Gjibraltar.
JOQ.al