Video
“30 mijë euro ia jap Saimirit”, përgjimet e kushëririt që po fundosin ish-ministrin
"30 mijë euro ia jap Saimirit", përgjimet e kushëririt që po fundosin ish-ministrinA. Shehaj
Lajme
"Biznesi i drogës nga Shqipëria në Katania, gjykohet kushëriri i ish-ministrit të brendshëm". Ky është titulli i një prej lajmeve më të rëndësishme të të përditshmes italiane meridionews.
Lidhja mes kushërinjve do të thotë shumë, e veçanërisht nëse je kushëri i një ish-ministri, i cili është shumë i përfolur për lidhjen e tij me krimin dhe drogën.
në Shqipëri, lajmi për arrestimin e Moisi Habilaj shkaktoi zhurmë të madhe në politikë. 39-vjeçari i arrestuar nga policia italiane është kushëriri i Saimir Tahirajt.
Në vitin 2015, kreu i policisë së Vlorës, Dritan Zagani e akuzoi drejtpërdrejt Habilajn si i përfshirë në krim të organizuar dhe në transportin e drogës nga vendet e Ballkanit në atë të Evropës Perëndimore.
Sipas dëshmisë së ish-policit, i cili më pas ka kërkuar azil politik në Zvicër, kushërinjtë e ministrit kishin transportuar drogë duke përdorur makinën e Tahirit. automjeti tip Audi A8 është parë disa herë të kalojë në kufirin grek dhe jo vetëm.
Vetë ish-ministri ka përgënjeshtruar lajmin duke thënë se ia kishte shitur automjetin kushërinjve në vitin 2013. Hetimet dhe përgjimet e italianëve tregojnë një realitet dhe histori tjetër komplet ndryshe nga ajo që është thënë deri më tani dhe që implikon edhe emrin e politikanit.
Media italiane shkruan:
Moisi Habilaj, kushëriri i Saimir Tahirit, në Siçili ishte ura kryesore lidhëse me trafikantët e mëdhenj të drogës të cilët mund të blenin me para në dorë qindra kilogramë marijuanë për ta shitur më pas në tregjet e drogës në Katania, Sirakuza e Raguza.
Në Shqipëri ndaj kushëririt të Ministrit ka pasur shumë herë dyshime. Nuk është hetuar kurrë, nuk është arrestuar kurrë, por është fotografuar shumë herë me kreun e policisë kufitare në qytezën bregdetare të Dhërmiut.
Udhëtonte vazhdimisht nga Shqipëria drejt Siçilisë duke kaluar përmes Puglias për të dakortësuar shitjen e drogës e për të kërkuar vendet e përshtatshme për ankorimin e anijeve me drogë dhe ato të destinuara për ruajtjen e lëndës narkotike.”
Në një nga takimet me bashkëpunëtorët e tij italianë, pasi atyre iu sekuestrua një sasie prej 900 kg marijuanë, Moisi Habilaj nis bisedimet me anëtarët e bandës për të planifikuar transportimin e ngarkesave të tjera të drogës nga Shqipëria.
Në një nga këto takime Moisi Habilaj flet për kushëririn e tij politikan duke u shprehur se “30 mijë euro i duhet t’ia jap Saimirit”.
Sipas medias italiane:
Për shqiptaret, ai ishte "djali me syze" me të cilin mund të uleshe në tavolinë dhe të bëje marrëveshje edhe për kontrabandën e armëve. "Nëse i japim diçka edhe atij, mund të merremi edhe me transportin e kallashnikovëve. Le të vriten me njëri-tjetrin. Kujt po i intereson. Ata për vete i duan", thuhet ndër të tjera në përgjime.
/JOQ.al/
JOQ.al