Video
“Më hipën në një makinë të zezë”, Shullazi frikëson Konin në gjyq: E mban mend fytyrën time
"Më hipën në një makinë të zezë", Shullazi frikëson Konin në gjyq: E mban mend fytyrën timeG. Hasani
Lajme
Ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda të tjerë personazhë nga jeta publike kanë dëshmuar për çështjen "Shullazi" si rektori i UT Mynyr Koni, ish-rektori Dhori Kule dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Sakaq, pritet të dëshmojë në seancën e rradhës dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Mësohet se në dëshminë e tij para togave të zeza, rektori Koni ka rrëfyer si ka ndodhur kërcënimi:
Në momentin e kërcënimit kam qenë para Fakultetit të Shkencave. Më thirrën nga një makinë e zezë. Më thanë që të futesha në makinë. U futa në makinë dhe u ula pas. Më kërkuan të hiqja dorë nga gara. Kërkesa ishte në mënyrë ultimative. Në momentin e parë nuk e kuptova se çfarë ndodhi. Isha i tronditur. Anulova garën zgjedhore. Kontaktova vetëm me Dhori Kulen dhe i tregova ngjarjen. Kam paraqitur dhe dorëheqjen pastaj iu riktheva garës”, deklaroi Koni.
Ai po ashtu ka deklaruar në seancë se Ministri i Brendshëm i ka garantuar sigurinë.
Koni nuk e ka përmendur fare emrin e Shullazit gjatë dëshmisë, madje edhe gjatë pyetjes direkte që vetë Shullazi i bëri, nëse ishte ai personi që e kanosi, ai nuk ka pohuar gjë.
Shullazi i është drejtuar Konit:
A isha unë mes atyre që të thërritën në makinë?"
Koni i ka thyer përgjigje:
Ishte shumë errësirë, nuk kujtoj gjë".
Ndërkohë Shullazi i është drejtuar Konit duke i thënë:
Po mirë, pse u ndjeve i kërcënuar ti se te tha dikush terhiqu nga gara? Unë i them 100 herë ne dite drejtorit të burgut të japë dorëheqjen, ai nuk ndihet i kërcënuar".
JOQ.al