Connect with us

Pollo e Bushati përplasen keq në komision, ministri largohet: Mbylle mikrofonin

Video

Pollo e Bushati përplasen keq në komision, ministri largohet: Mbylle mikrofonin

Pollo e Bushati përplasen keq në komision, ministri largohet: Mbylle mikrofoninA. Shehaj

Lajme

4Ka nisur dhe ka vijuar me debate të shumta mbledhja e sotme e Komisionit të Integrimit, ndërsa janë përplasur ashpër me fjalë demokrati Genc Pollo dhe kreu i ministrisë së Jashtme, Ditmir Bushati.

Ka qenë Pollo ai që i ka kujtuar Bushatit marrëdhënien e qeverisë me krimin si dhe i ka përmendur arrestimin e kushëritit të ministrit Tahiri, Moisi Habilaj.

Bushati është mbrojtur duke thënë se "edhe regjisorët e Hollywood do të bënin një skenar me fjalët e demokratëve".

Ata kanë vijuar përballjen verbale, deri sa në fund ministri është larguar nga mbledhja e Komisionit të Integrimit, edhe pse i ka kërkuar disa herë Pollos t'i kërkojë ndjesë për fjalët që i tha.

Pjesë nga debati:

Bushati: Ka 2-3 javë që nuk e përmendni fare kanabisin. Nuk e thoni dot një fjalë të mirë për policinë, madje edhe regjisorët e Hollywoodit do vinin të bënin skenar .

Pollo: Moisi Habilaj a do të ishte një protagonist i mundshëm?

Bushati: Për ndershmërinë je më pak i përshtatshëm

Pollo: Fshehja e pisllëqeve nën qilim nuk i shërben ndershmërisë

Bushati: Të respektojmë etikën dhe të respektojmë njëri-tjetrin. Kërko ndjesë të madhe për ndotjen që sjell këtu.

Pollo: Mbylle mikrofonin

Bushati: Jo, nuk e mbyll mikrofonin pa kërkuar ndjesë për fjalorin prej vagabondi që përdore

Pollo: Jo, ke fyer dhe ofenduar kryetarin e komisionit që të ka thirrur në dëgjesë.

Bushati: Jo, nuk kam fyer asnjë. Saliun kuq nuk e bën dot me mua. Këtë po të them. Deri këtu për t'u shërbyer popullit, për t'i dhënë përgjigje secilit prej jush, por fjalor rrugaç, arrogant, vagabond që u përdor këtu nga ana jote për mua, unë nuk e pranoj dot. Sepse unë dua të mbroj dinjitetin e shtetit shqiptar, dinjitetin tim dhe nuk e pranoj dot këtë. E refuzoj këtë çorbë. Kjo i shkon vetëm Saliut. Sali kuq (të kuq) unë nuk kam njohur, po shoh vetëm sot.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top