Video
Vogëlushja kap ngushtë Peleshin me pyetjen e saj, ai ngec dhe nuk di si t’i përgjigjet
Vogëlushja kap ngushtë Peleshin me pyetjen e saj, ai ngec dhe nuk di si t’i përgjigjetF. Tenolli
Lajme
Në ditën Botërore të Ushqimit ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ishte i pranishëm në shkollën “Niket Dardani” ku foli edhe për sigurinë ushqimore.
E ndërsa tema e ditës ishte nisja e një kulture të re të sigurisë ushqimore që nuk do të ketë kthim pas, një nga vogëlushet e shkollës, e ulur krah Peleshit i bëri atij një pyetje që e kapi ngushtë.
Fëmijët e tjerë të shkollës filluan të qeshnin në momentin kur vajza e bëri pyetjen dhe ministri i Bujqësisë u ndje në siklet.
Pyetja e vajzës:
Si mund ta kuptojmë që një ushqim nuk është i skaduar kur data e skadencës së këtij produkti fshihet me gisht?
Peleshi nuk e priste këtë pyetje dhe u ndje në siklet kur duhet t’i kthente përgjigje.
Pasi ngeci disa herë ai u shpreh:
Ë…ë…(heshtje) Për këtë pjesë merret AKU, Autoriteti Kombëtar i Ushqimeve i cili ka për detyrë të kontrollojë këto produkte, por jo gjithmonë bën punë perfekte. Për këtë na duhet edhe ndihma juaj që të zgjidhni ushqime të shëndetshme e të sigurta.
Në këtë pjesë vajza e la të shtangur ministrin e Bujqësisë, pasi të gjithë e dimë se puna e AKU-së vazhdon të jetë skandaloze dhe standardet e ushqimeve në vendin tonë janë në nivelet më të ulëta.
Ky institucion nuk ka mundur dot kurrë të garantojë të drejtat e konsumatorëve e jo mw t’u sigurojw të gjithë konsumatorëve një treg me standarde të Bashkimit Europian./ JOQ.al
JOQ.al