Connect with us

Personat me aftësi të kufizuara protestojnë në rrugë, shoferët: Kemi gjysmë ore në trafik

Video

Personat me aftësi të kufizuara protestojnë në rrugë, shoferët: Kemi gjysmë ore në trafik

Personat me aftësi të kufizuara protestojnë në rrugë, shoferët: Kemi gjysmë ore në trafikA. Shehaj

Vec-e-jona

Ditën e sotme personat me aftësi të kufizuara kanë protestuar për të drejtat e tyre në një protestë që nuk u paraqit dhe nuk u ndoq nga asnjë media, por u mor vesh për të pas ankesave të shumë shoferëve, të cilët kishin ngelur në trafik.

Raportime të shumta erdhën në redaksinë e JOQ.al, ku bëhej me dije se kishin mbi gjysmë ore që po prisnin të kalonin në rrugën "Dritan Hoxha", por që të gjitha automjetet nuk po bënin asnjë milimetër lëvizje.

Një raportues shkruan:

Përshëndetje JOQ! Kemi një orë e gjysmë te "Asllan Rusi" në drejtim të doganës. A ka ndonjë shpjegim?"

Normalisht, të gjithë jemi pro protestave dhe mbështetjes së këtyre personave, të cilët kanë më shumë nevojë nga të gjithë që t'ju dëgjohet zëri, por a nuk do ishte më mirë që policia, apo vetë bashkia të merrte masa paraprake dhe të bënte një lajmërim për aksin e rëndësishëm rrugor që do të bllokohej?

Personat me aftësi të kufizuara kanë protestuar ditën e sotme në mënyrë paqësore në rrugën "Dritan Hoxha", duke e bllokuar atë për disa minuta.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top