Connect with us

Ndërtimi në Butrint/Aktivistja “gozhdon” Kumbaron, ministrja bën ironi por s’ia del dot

Video

Ndërtimi në Butrint/Aktivistja “gozhdon” Kumbaron, ministrja bën ironi por s’ia del dot

Ndërtimi në Butrint/Aktivistja "gozhdon" Kumbaron, ministrja bën ironi por s'ia del dotA. Shehaj

Lajme

Ministrja Mirela Kumbaro është ndeshur sot me pyetjet e një aktivisteje të shoqërisë civile, e cila e ka "gozhduar" ministren duke folur për mungesën e transparencës dhe informacionit në lidhje me vendimet dhe projektet që kjo ministri ndërmerr.

Duke iu referuar gjithmonë rastit të ndërtimit më të fundit që po bëhet në parkun e Butrintit, ku siç mund ta shikoni edhe lehtësisht në video, ministrja ka pas shpine një godinë me tulla e beton, ndërsa në foton e prezantuar prej saj është një ndërtesë e gjitha me dru, ministrja tenton të dalë nga situata me përgjigje të çuditshme.

Teksa ministrja insiston që çdo gjë është transparente dhe se vendimet publikohen në sajtet zyrtare të ministrive online, aktivistja i fakton se ka tentuar të marrë informacion mbi çështje që afektojnë publikun, por nuk ia ka arritur.

Përgjigja e ministres ndryshon tërësisht këtë rast dhe nga "çdo gjë është publike", shndërrohet në "më dërgo email për të marrë informacion".

Duke folur më tej për rëndesën e transkripteve, Kumbaro ironizon duke futur edhe një "kërkesë ndaj Uashingtonit".

Ajo thotë:

Më dërgoni një kërkesë. Volumi i transkripteve dhe procesverbaleve është i tillë që do të kërkonte server që mbase duhet t'ia kërkonim Uashingtonit që të na i jepte. Në kërkesën më minimale që mund të bëni, qoftë edhe me email, ne vëmë në dispozicion gjithë informacionet. Provojeni njëherë dhe pastaj flasim".

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top