Video
Shorti për “Rusi 2018” përplas Italinë me Suedinë, por as 6 ekipet tjera nuk do e kenë të lehtë
Shorti për "Rusi 2018" përplas Italinë me Suedinë, por as 6 ekipet tjera nuk do e kenë të lehtëS. Bardhi
Sport
Tetë prej kombëtareve europiane që kanë mbledhur pikë sa për të shkuar në play-off, ku luajnë shansin a e fundit për në biletë në botërorin “Rusi 2018” kanë mësuar sot kundërshtarët e tyre.
Në Zyrih të Zvicrës është hedhur shorti i fazës play-off dhe Irlanda e Veriut, Italia, Danimarka, Suedia, Irlanda, Greqia, Zvicra dhe Kroacia kanë mësuar kundërshtarin respektiv.
Rezultati i shortit vijon si më poshtë:
Suedi – Itali
Kroaci – Greqi
Irlanda e Veriut – Zvicër
Danimarkë – Irlandë
Ndeshjet e kësaj faze do të luhen në data 9 dhe 14 nëntor.
JOQ.al