Video
E zuri gjumi në timon, zbulohet identiteti i shqiptarit që gjendet rëndë në spital
E zuri gjumi në timon, zbulohet identiteti i shqiptarit që gjendet rëndë në spitalF. Tenolli
Lajme
Dy të vdekur janë shënuar në orët e para të mëngjesit në provincën e Alessandrias, në rrugën midis Cassanos dhe Villalvernias.
Sipas informacioneve, një makinë tip “Mercedes A-Class” ku udhëtonin 3 persona, 2 italianë dhe një shqiptar ka dalë jashtë rruge.
Në këtë aksident humbën jetën 44-vjeçari Giuseppe Fratterigo me banim në Serravalle Scrivia dhe 62-vjeçari Andrea Ursino me banim në Catania.
Në aksident mbeti i plagosur rëndë 35-vjeçari shqiptar Saimir Picari, i cili është shtruar në spitalin e Novi Ligurit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Trupat e të aksidentuarve kishin mbetur në makinë dhe zjarrfikësve iu desh një kohë e konsiderueshme për t’i nxjerrë jashtë.
Ata të tre ishin nisur për një takim pune rreth orës 5 të mëngjesit dhe me shumë gjasa shkak i aksidentit është bërë pakujdesia në timon i personit që po drejtonte makinën.
Karabinierët janë ende duke hetuar dinamikën e ngjarjes.
JOQ.al