Video
I vranë të ëmën me bombë në makinë, djali i gazetares: Shteti im është mafioz
I vranë të ëmën me bombë në makinë, djali i gazetares: Shteti im është mafiozA. Shehaj
Lajme
Djali i gazetares investigative malteze, e cila u vra në një sulm me bombë, ka denoncuar shtetin e tij dhe e ka quajtur atë një shtet mafioz.
Gazetarja 53-vjeçare, Daphne Caruana Galizia u vra në një shpërthim me bombë në automjetin e saj, pak pasi doli nga shtëpia në Bidnija, pranë qytetit Mosta, këtë të hënë.
Ajo njihej për akuzat e forta ndaj politikanëve dhe zbulimin e lidhjeve të tyre me afera korruptive.
I biri i gazetares, Matthew Caruana Galizia i cili është gjithashtu gazetar, shkruan në Facebook:
Ime më u vra sepse qëndronte mes rregullave të ligjit dhe atyre që i shkelin ato".
Ai gjithashtu akuzon policinë malteze për paaftësi.
Ndër të tjera shkruan:
Kur institucionet e shtetit janë të paafta, i vetmi që mund të qëndrojë në këmbë është gazetari".
JOQ.al