Video
A ka Marina Vjollca operacione plastike? Doktori i Vipa-ve e nxjerr zbuluar
A ka Marina Vjollca operacione plastike? Doktori i Vipa-ve e nxjerr zbuluarF. Gjoni
Thashetheme
Personazhet e njohura komentohen shpesh për ndërhyrjet estetike dhe një ndër arsyet kryesore se përse “sulmohen” për këtë pjesë, është fakti se janë të pakta ato të cilat i pranojnë.
Një nga këto personazhe është edhe Marina Vjollca e cila po ashtu është bërë pjesë e këtyre komenteve, por biondja seski asnjëherë nuk ka pranuar të ketë bërë ndonjë ndërhyrje, duke shtuar se është vetëm mënyra e grimit ajo e cila i nxjerr në dukje tiparet e fytyrës.
Ndërkohë doktori Skerdi Faria, i cili është më i famshmi për operacionet plastike, ka publikuar një foto me Marinën duke shkruar se ajo është një bukuri natyrale, një mënyrë kjo si për të thënë se ajo nuk i është nënshtruar asnjë ndërhyrjeje.
Bashkangjitur fotos ai ka shkruar me humor:
Sa i shëmtuar më duket vetja para një bukurie natyrale si Marina Vjollca".
Por sesa e vërtetë është kjo… publiku mund ta gjykojë vetë përmes fotove të vjetra.
JOQ.al