Video
A mund të arratiset Saimir Tahiri?
A mund të arratiset Saimir Tahiri?A. Shehaj
Lajme
Prokuroria e Krimeve të Rënda po lufton fort me tre prokurorët përfaqësues në Këshillin e Mandateve të bindë anëtarët për heqjen e mandatit të ish-ministrit Tahiri dhe më pas arrestimin e tij.
Ka qenë vetë kryeprokurori ai që ka theksuar se ka dyshime që Tahiri mund të arratiset nga vendi apo të prishë provat e çështjes për të cilën akuzohet.
Alibeaj: A ekziston dyshimi që Tahiri të ikë nga vendi, të prishë provat apo të kryejë një vepër tjetër?
Prokurori: Sigurisht, kemi dyshimin që mund të jemi para këtyre rasteve, unë jo pa dashje bëra një prezantim të përgjithshëm që nisëm një hetim duke e mbajtur në fshehtësi. Tani mund të ndodhë që ish-ministri edhe ti shmanget hetimit.
JOQ.al