Connect with us

“A ‘ta futi’ Xhafa?”, Tahiri: Do vijë dita të merrem me ta

Video

“A ‘ta futi’ Xhafa?”, Tahiri: Do vijë dita të merrem me ta

"A 'ta futi' Xhafa?", Tahiri: Do vijë dita të merrem me taF. Tenolli

Lajme

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është pyetur në emision mbi deputetët që mund të kenë patur dorë në implikimin e tij në këtë histori.

I pyetur nga Fevziu në lidhje me rolin e ministrit të Brendshëm aktual, Tahiri ka deklaruar se do të vijë dita kur ai të merret me të gjithë.

Një pjesë nga intervista me Saimir Tahirin:

Ka patur akuza nga opozita që bombardova familjen time, që vura mina me sahat për të vrarë tim atë. Nuk kam folur as me deputetë e ministra se mund të ndodhte të shkelnin semaforin sepse kam besuar se të bësh detyrën ka kosto. E di që edhe kjo situatë është kosto, por nuk e prisja të më bëheshin të gjithë bashkë e kundra.

A ka rol Xhafa në nxjerrjen e materialeve dhe akuzave ndaj jush?

Sot nuk është dita që të merrem me këtë histori. Shkoj dhe në qelinë më të largët të burgut deri sa të zbardhet e vërteta. Kur kjo të ndodhë, atëherë do flas. Sot më intereson që im bir të mos jetë me kokën pas, që familja ime të jetë e qetë.

Çfarë do bësh që mos të të arrestojnë, po për arrestimin e Çakos?

Nuk kam dijeni. Nëse ka njerëz që janë marrë me këtë histori, do merrem unë me ta. Do vij dita që do merrem unë me ta.

Do sakrifikoni veten për partinë apo partinë për atdheun?

Unë do sakrifikoja vetëm për qetësinë e familjes time dhe të vërtetën. Do vijë dita ime të merrem me ata që fshihen pas kësaj. Për sa kohë kam të vërtetën, kollaj që një gënjeshtër të ma dali.

A është ky një kërcënim?

Mos bëni fabula me ketë histori.

Pse jeni larguar nga detyra në ditët më të vështira të kryeministrit? U kërkua nga zv/sekretari amerikan?

Nëse do ishte kështu, do e bëja fajtor pasi ka shkelur raportin e tij me ligjin sepse nëse do e kishte një raport të tillë duhej ta bënte publik, ta çonte në prokurori dhe unë të isha në burg. Mos prisni që unë të tregoj çfarë kam folur atëherë me kryeministrin. Raportet nga largimi dhe në zgjedhje janë të njëjtat si më parë.

A do jesh i pranishëm më komisionin e mandateve?

Prokuroria nuk po kërkon as të më hetojë, por të më arrestojë direkt. Kuvendi është thirrur të vendosë nëse unë do arrestohem apo jo. Prokuroria po kërkon diçka që nuk e ka kërkuar asnjëherë nga viti ‘91. Nëse prokuroria ka kërkuar pse dy barbonë flasin dhe më përmendin mua… s’ka çuar ende asnjë provë në kuvend. Unë i bie të arrestohem se dy kriminelë flasin me njëri-tjetrin dhe më përmendin mua. Italianët s’kanë ngrit ndonjë akuzë për mua. Unë kam qenë ministër i Brendshëm dhe me porosi politikanësh kriminelë të caktuar kanë përmendur emra kastile për të lënë rekorde në tabulate, në raporte. Jam gati të përballem me cilindo dhe çfarëdo të më sjellë Prokuroria. I bie të arrestohem për ç’a thonë dy kriminelë për emrin tim. Fakti që janë përmendur s’më bën fajtor. Se sa merrja, pres të ma vërtetojnë.Do jem nesër në komisionin e mandateve. S’kam për t’i shtrirë kujt dorën që të më mbrojë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top