Video
Adi Krasta befason me deklaratën e fundit: Nuk ika nga Top Channel, më larguan dhe më fshinë videot
Adi Krasta befason me deklaratën e fundit: Nuk ika nga Top Channel, më larguan dhe më fshinë videotF. Gjoni
Thashetheme
Adi Krasta është një nga gazetarët më të dashur për publikun shqiptar dhe mjaft i vlerësuar. Sezonin që kaloi ai u rishfaq në "Top Channel" me programin e të dielës, ku transmetohej për disa orë.
Por pas largimit të disa figurave të këtij televizioni muajt e fundit, u njoftua edhe ai i Krastës.
Në një intervistë pak minuta më parë me gazetaren Eni Vasili, i pyetur se përse u largua nga "Top Channel", ai u shpreh:
Në fakt nuk u largova unë. Pata një lajmërim për mbyllje të parakohshme të kontratës. Arsyen e vërtetë se përse më larguan nuk e kuptova qartësisht. Di që kemi pasur debate për të ftuarit, pasi mua më pëlqen të ftoj ata që pëlqej dhe që mendoj se dhe publiku i do. Më kanë fshirë një video nga Youtube ku unë pata një monolog. Dhe për një të ftuar të caktuar kemi debatuar”.
Ndërsa i pyetur për linjën editoriale, ai tregoi:
Një televizion bëhet i pabesueshëm për publikun kur ndjek vetëm një linjë editoriale. Tan Hoxha nuk e bëri kurrë Topin një strukturë që t’i shërbente biznesit, por ai pati një ëndërr për të bërë televizion”.
JOQ.al