Video
“Agimi i Artë” i Greqisë përdhos përkujtimoret e partizanëve të vrarë, i shënjon me simbolin nazist
“Agimi i Artë” i Greqisë përdhos përkujtimoret e partizanëve të vrarë, i shënjon me simbolin nazistF. Tenolli
Lajme
Në Delvinë përkujtimoret e partizanëve të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore janë përdhosur nga ajo që konsiderohet si partia që ushqehet me frikën dhe inatin e grekëve.
Simboli i kësaj partie është flamuri me gjarpërimin e zi në sfond të kuq, që ngjan shumë me kryqin e thyer nazist, ata adhurojnë Hitlerin dhe e kanë përdorur këtë simbol mbi lapidarin në Qafë-Muzinë si shenjë ideologjike, mbrojtjen e supremacisë kulturore të kombit grek.
Ky simbol u krijua për të treguar se ata kishin një identitet arian, pra ishin një racë e pastër dhe e denjë për të sunduar.
E kështu përdhosja e lapidarit të partizanëve, të cilët luftuan për çlirimin e vendit tonë tregon se kanë mbetur ende persona që kanë të ngulitur në mendime idetë e Napoleon Zervas, i cili vrau e masakroi me mijëra shqiptarë madje edhe poqi në hell foshnje vetëm e vetëm sepse kishin gjak ilirësh.
Shumë minoritarë shqiptarë bëjnë pjesët në radhët e Agimit të Artë dhe administrojnë pasuritë e liderit nazist.
Prejardhja e shumicës së këtyre eksponentëve të “Agimit të Artë” janë organizatat “vorioepirote”.
Në fillim të viteve ata ‘90 ata kërkonin pavarësinë e Vorio-Epirit dhe kishin një rol tepër negativ në mbjelljen e urrejtjes kundrejt shqiptarëve nga ana e grekëve.
Ajo që është shqetësuese në gjithë këtë histori është heshtja e institucioneve tona, të cilat edhe pse u është përdhosur një pjesë e historinë përkatësisht e “Luftës Nacional Çlirimtare” as nuk e kanë vënë fare në zjarr ujin për të pastruar atë lapidar e të kthejnë në vend nderin e atyre që derdhën gjak për këtë vend.
Djali i cili ka bërë foton deklaron për JOQ.al se:
Sot Jeta Osh Qef në qaf Muzin, rruga Sarandë-Gjirokastër me beri përshtypje që dhe lapidarin e kishin dhunuar me këtë simbol "agimi i arte" dhe askush nuk reagon. Është lapidar për të kujtuar te renet gjatë luftës se dyte botërore.
JOQ.al