Video
Aksident i rëndë në Tiranë, i riu përplaset me motor dhe bie pa ndjenja
Aksident i rëndë në Tiranë, i riu përplaset me motor dhe bie pa ndjenjaS. Bardhi
Vec-e-jona
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Tiranë, pranë zonës së njohur si “9-katëshet”, ku një i ri është përplasur me motorin e tij dhe ka mbetur pa ndjenja.
I riu rreth moshës 20-vjeçare ka mbetur i shtrirë në tokë pas tronditjes dhe plagës që ka marrë në kokë.
Një qytetar në vendngjarje shkruan pranë JOQ.al:
Aksident tek 9-katëshet, tmerr! Është përplasur një çun i ri me motor dhe nuk di për gjendjen e tij tani pasi e mori një makinë dhe e çoi në spital, por deri në ato momente nuk u përmend. Ishalla shpëton.”
Nuk dihet nëse djali me motor është përplasur me ndonjë objekt apo është përplasur nga ndonjë makinë.
JOQ.al