Video
Aksidenti i eskortës kryeministrore, fuoristrada e Ramës e hedhur në kanal
Aksidenti i eskortës kryeministrore, fuoristrada e Ramës e hedhur në kanalA. Shehaj
Lajme
Dy prej automjeteve të eskortës së makinave që shoqëronin kryeministrin Edi Rama drejt Korçës, ku edhe pritet të mbahet mbledhja mes dy qeverive shqiptare, janë përfshirë në një aksident.
Ngjarja ka ndodhur pak momente më parë në afërsi të fshatit Vashtmi. Automjetet e eskortës janë përplasur me një mjet taksi, tip "Opel". Në makinën zyrtare udhëtonte një prej shoferëve dhe truprojës së Kryeministrit, të cilët dyshohet se janë plagosur.
Ata janë dërguar drejt spitalit të Korçës, ku do të marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor.
Kalimtarët në vendngjarje shkruajnë për JOQ:
Aksident i eskortës kryeministrore pranë fshatit Vashtmi në Korçës. Një makinë fuoristradë me fenelina të ndezur është hedhur në kanal dhe shumë policë ka në vendngjarje. Kalimi në këtë rrugë po bëhet vetëm në një krosi".
Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë, ndërsa jo në mënyrë zyrtare mësohet se janë plagosur 5 persona.
JOQ.al