Video
Aksidenti i rëndë në Kalimash, ndërron jetë shoferja 29-vjeçare
Aksidenti i rëndë në Kalimash, ndërron jetë shoferja 29-vjeçareF. Gjoni
Lajme
Ka ndërruar jetë në spital 29-vjeçarja nga Mirdita S. Gjoka, e cila mbeti e plagosur rëndë pas një aksidenti me makinë pasditen e sotme në tunelin e Kalimashit.
Sipas njoftimit të policisë nga ky aksident ka mbetur i plagosur edhe një tjetër shtetas, R.F, 32 vjeç nga Kosova, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se viktima ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” me targa AA 477JB, i cili ka dalë nga rruga e për pasojë nga dëmtimet e marra ajo nuk ia ka dalë dot të mbijetojë.
JOQ.al