Connect with us

Aksioner në 27 shoqëri dhe pronar i 21 bizneseve, ky është deputeti “sulltan” i PS

Video

Aksioner në 27 shoqëri dhe pronar i 21 bizneseve, ky është deputeti “sulltan” i PS

Aksioner në 27 shoqëri dhe pronar i 21 bizneseve, ky është deputeti "sulltan" i PSF. Tenolli

Lajme

Deputetët të cilët arritën të merrnin mandatin e 25 qershorit dhe u janë bashkuar Parlamentit për herë të parë, janë padyshim personazhet me më shumë biznese në vend.

Në krah të Agron Shehajt dhe Luan Baçit, qëndron deputeti i PS në qarkun e Vlorës Vullnet Sinaj.

Ai deklaron të ardhura nga 21 biznese në shumat 6 000 000 lekë, 10 690 527 lekë, 3 639 728 lekë, 4 488 359 lekë, 3 997 911 lekë, 3 679 561 lekë, 4 929 840 lekë, 4 013 556 lekë, 4 207 914 lekë, 2 853 324 lekë, 5 447 067 lekë, 3 703 927 lekë etj vetëm gjatë një viti kalendarik.

Sinaj rezulton me aksione nga 50 % deri në 100 % në 27 shoqëri tregtare dhe sipas pasurisë së zbardhur nga Shqiptarja.com, posedon pjesërisht rrjetin e supermarketeve në qarqet kryesore të vendit.

Ligjvënësi e justifikon pasurinë me të ardhura nga emigracioni, paga, kursime familjare, të ardhura nga bizneset, hua dhe kontribut nga familja.

Bashkëshortja e deputetit, Miranda Sinaj, rezulton aksionere me 49-100 % në pesë kompani të ndryshme, ndërsa referon si burim të ardhura nga paga, të ardhura nga biznesi dhe kursime familjare. Dy vajzat e deputetit, Enxhi Sinaj dhe Françeska Sinaj deklarojnë kuota në dy kompani. Deputeti i Vlorës deklaron gjithashtu apartament banimi me sipërfaqe 52 m2 në Tiranë, me vlerë 8 580 lekë, apartament banimi me sipërfaqe 39 m2 në Vlorë dhe shtëpi banimi me sipërfaqe 75 m2 dhe truall 1 200 m2, në Vlorë, tokë atë me sipërfaqe 11 400 m2 në Vlorë etj.

Vullnet Sinaj deklaron edhe disa llogari bankare në bankat e nivelit të dytë në vlerat 35 884 923 lekë, 57 696 euro, 73 799 euro, 52 455 243 lekë etj.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top