Showbiz
Aldisoni dhe Ariela kishin 4 vjet të lidhur: Ajo iu lut të mos e vriste
Ndërsa hetimet vazhdojnë për vrasjen e Ariela Muratit, Balkanweb raporton se kanë dalë në dritë detaje të reja.
Sipas tyre Ariela Murati dhe Aldison Belulaj kanë qënë në një lidhje për 4 vite, që nga koha e gjimnazit. Por në nëntor të vitit 2017 gjërat kanë ndryshuar dhe çifti është ndarë. Këtë ndarje Aldisoni nuk ka dashur ta pranojë. Ai e bezdiste shpesh në telefon vajzën. Siç raporton Balkanweb, gjendja ka agravuar kur vrasësi kishte marrë vesh se kohët e fundit Ariela shoqërohej me një djalë tjetër.
Për t’i shpëtuar kësaj gjendjeje dhe për të mos pasur më asnjë kontakt me Aldisonin, Ariela kishte ndërruar edhe numrin e telefonit.
Thuhet se në këtë situatë Aldisoni kishte ardhur në Tiranë dhe i ndaloi në rrugë Arielën dhe vajzat që e shoqëronin. Raportohet se ato janë larguar pak për t’i lënë Arielën dhe djalin të bisedonin. Vajzat janë kthyer vetëm kur kanë dëgjuar të bërtiturat e Arielës e cila i thoshte djalit “Mos më vrit”. Ajo kishte tentuar ta bindte autorin mos ta kryente krimin por nuk ja doli.
Këtë histori e ka konfirmuar sot edhe vëllai i Aldisonit, i cili për momentin ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Vëllai tregon se ata të dy kanë qënë në një lidhje por nuk kanë pasur grindje.
“Ata ishin në një lidhje dhe prindërit kishin shkuar për t’i kërkuar dorën vajzës dhe për të sqaruar situatën. Nuk kishte debate midis familjeve. Nuk është e vërtetë që ka kërcënuar se do të vrasë Arielën. Aldisoni është tip i mbyllur, nuk është zënë asnjëherë me Arielën.”- ka thene ai.
Burimi:Balkan Web