Video
Alibeaj shkeli ligjin? Çfarë na shpëtoi nga seanca e sotme për Tahirin
Alibeaj shkeli ligjin? Çfarë na shpëtoi nga seanca e sotme për TahirinA. Shehaj
Lajme
Teksa foli gjatë e gjerë për ligjin në kuvend, e madje prezantoi edhe raportin e Partisë Demokratike për aprovimin e kërkesës së Prokurorisë, për arrestimin e Saimir Tahirit, Alibeaj, bashkë me Edi Palokën dhe disa anëtarë të tjerë të PD-së, u larguan nga seanca.
Ai u filmua duke qeshur, tërësisht në të kundërt të fjalimit që mbajti para mediave dhe kolegëve të tij deputetë, duke lënë të kuptohet se e gjithë ajo kauzë, për të cilën u përplas edhe në seancat e Këshillit të Mandateve, ishte një farsë e vërtetë.
Ndër të tjera, Alibeaj shihet me një cigare në gojë, në një ambient të mbyllur. Nuk mund të themi me siguri nëse duhani i Enkeledit ishte i ndezur apo jo, ama ajo buzëqeshje dhe menefregizëm, flasin shumë.
Shikoni vetë më poshtë disa nga fotot e shkëputura.
JOQ.al