Connect with us

Amerikanët duan ta kthejnë në Shqipëri, Denada: Atje më kërcënojnë, thonë se do më vrasin

Video

Amerikanët duan ta kthejnë në Shqipëri, Denada: Atje më kërcënojnë, thonë se do më vrasin

Amerikanët duan ta kthejnë në Shqipëri, Denada: Atje më kërcënojnë, thonë se do më vrasinA. Shehaj

Kuriozitete

Denada Rondo është një shqiptare, e cila shumë shpejt do të rikthehet me urdhër të autoriteteve amerikane, në Shqipëri, ku ka mbi 15 vite që nuk ka ardhur.

Ajo ka thënë për mediat amerikane:

Jam e tronditur. Nuk e besoj që kjo po më ndodh mua. Kam ikur nga Shqipëria në moshën 16-vjeçare. Më kërcënonin se do më vrisnin".

Përfaqësuesi i saj, Erin O'Neil-Baker, bëri me dije se vajza shkoi në SHBA në vitin 2002, pasi në Shqipëri vuante diskriminimin dhe përndjekjen për shkak të bindjeve politike.

Vetë Denada ka treguar se është njohur me të shoqin, Vironin, në Neë York dhe të dy bashkë u zhvendosën në shtetin e Connecticut. Aty filluan punën e tyre, ngritën një biznes, një restorant, në të cilin sot janë 50 persona të punësuar dhe po kërkojnë të zgjerohen edhe më shumë.

Një zyrtar amerikan tha:

Çifti bleu këtë biznes që kishte falimentuar. restoranti ishte mbyllur. Nuk kishte më shpresa për atë restorant. Këta të dy ditën si të bënin biznes dhe ta kthenin atë vend të zymtë në këtë mrekulli të vogël që ju shikoni sot. Nëse Denada nuk do të jetë këtu për të mbështetur Vironin në punë, jam i bindur se biznesi i tyre shumë shpejt do të bier".

Denada, e cila është nënë e tre fëmijëve, duhet të kthehet në Shqipëri pas një vendimi të gjykatës së imigracionit. Ajo ka kërkuar herë pas here leje-qëndrimi, por kërkesa e fundit iu mohua në muajin shtator.

I shoqi i saj, Vironi, thotë:

Ne nuk jemi njerëz me rekorde kriminale. Unë jam shtetas amerikan. Paguaj taksat. Nuk kam rekorde kriminale. As gruaja ime. Nuk e di pse po ndodh kjo".

Vironi dhe Denada kanë tre fëmijë, të cilët kanë lindur të gjithë në Amerikë. Më i madhi, Niko është 7-vjeç, Katerina është 5-vjeçe dhe Alxandra është 1 vjeçe. Nëse e ëma deportohet, familja e tyre do të shpërbëhet.

Vetë Vironi thotë se nuk është i aftë që të rrisë i vetëm tre fëmijë, ndërsa Denada shprehet se nuk e imagjinon dot jetën e saj pa burrin dhe të vegjlit.

Përshtati: JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top