Video
Ana e errët e Francesko Tottit, si e përzuri nga Roma sulmuesin e njohur në 2006-n
Ana e errët e Francesko Tottit, si e përzuri nga Roma sulmuesin e njohur në 2006-nK. Demiraj
Sport
Të gjithë e njohim Francesko Tottin si një futbollist besnik dhe kampion në çdo aspekt. Por ka edhe ai anët e tij negative
Në vitin 2006, Totti vendosi që të bëhej sulmues qendre te Roma, kështu që dikush duhet të spostohej, të rrinte në stol apo të gjente një tjetër pozicion në fushë.
Kështu që shansi i keq ishte për egjiptianin Mido. Ky i fundit u transferua te Roma në vitin 2004, zhvilloi 14 ndeshje dhe nuk gjeti asnjëherë rrugën e rrjetës.
Sipas lojtarit nga Egjipti, kapiteni Totti e largoi atë nga ekipi kryeqytetas. Ndeshja e tij e fundit ishte në vitin 2006 në Super Kupën e Italisë dhe më pas u huazua në Premier League te Tottenham.
“Pas Super Kupës së vitit 2006, Totti vendosi që të bëhej sulmues qendre. Agjenti Mino Raiola më këshilloi që të qëndroja, por unë refuzova. Mund t’i bëja konkurrencë gjithkujt, gjithashtu edhe Tottit. Por, kjo është arsyeja se pse unë u huazova te Tottenham”.
JOQ.al