Video
Aplikacioni që të zhduk make up-in e të tregon si je realisht, po terrorizon femrat në botë
Aplikacioni që të zhduk make up-in e të tregon si je realisht, po terrorizon femrat në botëS. Shtjefni
Lifestyle
Aplikacioni që po shkakton panik tek femrat në botë, të nxjerr si je realisht pa make up.
Një aplikacion i ri është krijuar së fundmi nga programuesi rus Ashot Gabrelyanov, i cili po shkakton një zhurmë të paparë më herët në botë.
Edhe përse aplikacioni nuk është perfekt, është shokuese sesi është kaq preçiz dhe i saktë. Aplikacioni quhet "MakeApp" dhe është e mundur për ta shkarkuar në të dy sistemet iOS dhe Android.
Femrat po mundohen në çdo mënyrë për ta hequr nga aplikacionet e Apple dhe Google-it, duke e vlerësuar aplikacionin me vetëm 1 yll, edhe pse meshkujt po e adhurojnë këtë aplikacion.
Makeapp në iOS dhe Android mori vëmendje së fundmi nga sitet online të bukurisë dhe të modës, duke deklaruar se ky aplikacion mund të zhdukë make up-in në fytyrat e femrave.
Ky aplikacion ka nxitur debate të mëdha në media dhe në publikun e gjerë për nevojën e ekzistencës ose jo të një aplikacioni të tillë, pasi të gjithë e dimë që femrat përdorin make up për të kuruar imazhin e tyre dhe mbuluar "difektet".
JOQ.al