Video
Arrestohet deputeti shqiptar, mashtroi 920 persona
Arrestohet deputeti shqiptar, mashtroi 920 personaA. Shehaj
Lajme
Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka është arrestuar nga Policia e Kosovës këtë të hënë.
Zyrtarisht mësohet se Zeka ka rënë në pranga pasi dyshohet të ketë qenë i përfshirë në një skemë mashtrimi me viza pune.
Mediat e Kosovës bëjnë me dije se Zeka ka mashtruar plotë 920 shqiptarë të Kosovës, duke u premtuar atyre se do t'i punësonte në Gjermani.
Arrestimi i ish-gazetarit ka ndodhur pak ditë pasi portali ‘Insajderi’ ka publikuar hulumtimin për këtë skandal me viza, në të cilin dyshohet se Zeka ka qenë i implikuar, duke krijuar një biznes të tillë bashkë me partnerin e tij biznesmen Ilir Kransiqi.
JOQ.al