Connect with us

Arrestohet nipi i ish-deputetit/ Me pranga dhe kokën ulur, ja si e çuan në komisariat

Video

Arrestohet nipi i ish-deputetit/ Me pranga dhe kokën ulur, ja si e çuan në komisariat

Arrestohet nipi i ish-deputetit/ Me pranga dhe kokën ulur, ja si e çuan në komisariatD. Cani

Lajme

Një person i shumëkërkuar, i akuzuar për një sërë veprash penale dhe i përmendur shpesh edhe në akuza politike nga opozita, LSI dhe ish-kryeministri Sali Berisha është vënë në pranga sot nga forcat RENEA dhe efektivë të policisë.

Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Danjan Ndoka, djali i vëllait të ish-deputetit të PS-së Arben Ndoka, i akuzuar për plagosjen e aktivistit të LSI-së ditën e zgjedhjeve në Shëngjin. I rrethuar nga një numër i madh efektivësh të RENEA-s dhe policisë së Lezhës Ndoka është çuar me pranga, me duar të lidhura pas dhe me kokën ulur në Komisariatin e Lezhës mbrëmjen e sotme. Gjatë arrestimit atij iu gjet edhe një pistoletë e markës “Smith Wesson” me mulli me 6 fishekë.

Ai akuzohet për “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim mbetur në tentative”; “Plagosje e rëndë me dashje”; “Armëmbajtje pa leje”; “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”; “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”. Ngjarjet për të cilat akuzohet kanë ndodhur në kohë të ndryshme, njëra kur Ndoka ishte 17 vjeç.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top