Video
“Atë natë kam për t’ia treguar varrit”, Moisi Habilaj tregon si i shpëtoi policisë
"Atë natë kam për t'ia treguar varrit", Moisi Habilaj tregon si i shpëtoi policisëA. Shehaj
Lajme
Janë zbardhur sërish pjesë nga përgjimet e italianëve për bandën "Habilaj", ndërsa "Panormama" ka mundur të sigurojë pjesë nga bisedat mes Moisi Habilaj dhe një farë djali me emrin Eneo.
Në bisedë e sipër Moisiu i tregon Eneos se si kishin mundur t'i shpëtonin policisë dhe se si ishin kthyer në shtëpi në këmbë, pasi ishin detyruar të fshihnin makinën dhe të largoheshin për të shpëtuar kokën.
Ndër të tjera, Moisiu tregon edhe se nuk kishte rimbushur as telefonin, për të kërkuar ndihmë, e se "atë natë ka për t'ia treguar varrit".
Biseda mes Moisiut dhe Eneos:
Moisi: Atë ditë që në humbëm punën (e ka fjalën për ngarkesën 1650 kg drogë që i kapi policia në 25 tetor), ishte një k… në ballkon dhe po na shikonte
Eneo: Kishte dalë?
Moisi: ‘K’ (ndoshta e ka për karabinierët)
Eneo: Çfarë thua?
Moisi: Ai ishte “K” e këtu “F” (Finanza)
Eneo: Dhe ju u kthyet në këmbë, vërtetë?
Moisi: Dhe si të ktheheshim vëlla
Eneo: Po këtë ku e latë, mbeti atje (e ka fjalën për makinën me të cilën ishin duke udhëtuar)
Moisi: E kishim te karburanti
Eneo: Kur shkuat atje
Moisi: As nuk rimbushëm telefonat, ta marrë dreqi
Moisi: Si u kthyem?
Eneo: Eh
Moisi: Me këmbë po të them
Eneo: Po si deri atje, po të pyes si shkuat jo si u kthyet
Moisi: Te karburanti?
Eneo: Po
Moisi: Arritëm në shtëpi, bëra një dush dhe pastaj shkova të merrja makinën, me këmbë, me këmbë, po të katandisura keq
Enero: Po është larg
Moisi: U katandisëm keq…atë natë t’ia tregoj varrit
Eneo: Nuk kishe asnjë, ishit të gjithë atje?
Moisi: Nuk kishim as telefona, asgjë
JOQ.al