Connect with us

Atentat në Ekuador, zbulohet shqiptari që udhëtonte në makinë të blinduar me një femër

Video

Atentat në Ekuador, zbulohet shqiptari që udhëtonte në makinë të blinduar me një femër

Atentat në Ekuador, zbulohet shqiptari që udhëtonte në makinë të blinduar me një femërA. Shehaj

Lajme

Është identifikuar ditën e sotme shqiptari, të cilit i bënë atentat me armë teksa po udhëtonte më një automjet të blinduar në Ekuador. Mediat e huaja shkruajnë se ai është Remzi Azemi nga Kosova.

Ndaj Azemit u qëllua me tre plumba nga persona të maskuar, të ciëlt lëviznin me motor. Në momentin e atentatit, shqiptari ishte duke udhëtuar me një femër, e cila dyshohet të ketë qenë gruaja e tij. Ajo ka hapur xhamin e automjetit të blinduar për të pirë një cvigare, në momentin kur atentatori ka qëlluar Rezmi Azemin.

Autorët e krimit që po udhëtonin me një motoçikletë, kanë arritur të qëllojnë përmes dritares së hapur. Viktima ka mbërritur në spital, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Shqiptari udhëtonte me një mjet Ford të blinduar. Policia vendase është e bindur se bëhet fjalë për pazare te prishura të trafikut ndërkombëtare të kokainës. Ata kanë ndaluar një 22-vjeçar të akuzuar për tre vrasje.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje, autoritetet në Ekuador thonë se kanë ndërmend që të ndalojnë udhëtimin e dy personave në një motoçikletë. Ky është rasti i dytë që shqiptarët në Ekuador bien pre e sulmeve brenda një harku të shkurtër kohor.

Në muajin maj të këtij viti në të njëjtin qytet, mbeti i vrarë Ilir Hidri që gjithashtu dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës. Disa media spekulojnë se ngjarja e fundit në Ekuador ka lidhje me vrasjen e Hidrit.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top