Connect with us

Atentati në Lushnje/ Deklarata e “Julit të Pashakos” në polici: Nuk merrem me kalamaj

Video

Atentati në Lushnje/ Deklarata e “Julit të Pashakos” në polici: Nuk merrem me kalamaj

Atentati në Lushnje/ Deklarata e "Julit të Pashakos" në polici: Nuk merrem me kalamajG. Hasani

Lajme

Ngjarja e rëndë në Lushnje ku dy të rinj u vranë në një atentat mafioz si nëpër filma ende vazhdon të hetohet për të nxjerrë vrasësit e vërtetë. I dyshuar si njëri prej tyre është Julian Sula, i njohur tanimë nga të gjithë me nofkën “Juli i Pashakos”. Pas shoqërimit në polici ai është marrë në pyetje lidhur me vrasjen e dy personave dhe dy të tjerëve që u plagosën.

Sula ka refuzuar të shkojë me policinë gjatë kontrollit të parë në banesën e tij si i dyshuari i ngjarjes duke u garantuar se do të paraqitej vetë të nesërmen në Komisariat. Kjo nuk ka ndodhur as të nesërmen, prandaj policia ka shkuar sërish në banesën e tij për ta shoqëruar. Pasi është marrë në pyetje si i dyshuar se mund të kishte lidhje me krimin, ai është lënë i lirë.

Julian Sula mësohet se ka deklaruar në polici që nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen:

“Unë nuk i njoh as ata që dyshohen si autorë e as të tjerët që janë vrarë. Nuk di të të them diçka që s’e njoh. Unë nuk merrem me kalamaj, prandaj mos më përfshini në këtë ngjarje që s’më përket”, mësohet të ketë thënë midis të tjerash ai, ndërsa hetuesit thonë se ka qenë shumë i qetë gjatë dhënies së dëshmisë, shkruan Panorama.

Emri i tij si i dyshuar lidhet me një ngjarje që ndodhi vitin e kaluar. Ai u plagos pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh sportive, në lagjen “Skënder Libohova”. Policia arrestoi për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, një prej autorëve, Arjan Aliçon, 53 vjeç, i dënuar më parë për vrasje dhe që njihej si një nga ushtarët e Aldo Bares.

Pikërisht kjo ngjarje u dyshua se mund të jetë shkak i një hakmarrjeje një vit më pas ndaj nipit të Aldo Bares, Xhuljos. Pasi është marrë në pyetje disa orë, i shoqëruari në Polici është lënë i lirë.

Ndërkohë, ende nuk janë kapur dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e 22-vjeçarit Jurgen Hoxha dhe 23-vjeçarit Zamir Lati.

Atentati në Lushnje u shënuar të mërkurën e kaluar ku 3 persona zbritën nga një makinë e shtinë me breshëri kallashniko ndaj 25- vjeçarit Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili.

atentati-lushnje

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top