Connect with us

Balla quajti Bashën gënjeshtar, Alibeaj ia kthen “dhëmbë për dhëmbë”: Zagani nuk ka qenë i dënuar

Video

Balla quajti Bashën gënjeshtar, Alibeaj ia kthen “dhëmbë për dhëmbë”: Zagani nuk ka qenë i dënuar

Balla quajti Bashën gënjeshtar, Alibeaj ia kthen "dhëmbë për dhëmbë": Zagani nuk ka qenë i dënuarF. Tenolli

Lajme

taulant-balla-420x227

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka folur ditën e stome nga selia blu në lidhje me akuzat e ndërsjella të kryeministrit Edi Rama ndaj ish-kreut të antidrogës Dritan Zagani.

Alibeaj tha se dokumentet e publikuara nga Taulant Balla nuk janë dënime nga Gjykata e Krimeve të Rënda por vetëm masa sigurie.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla e kreun e PD-së Lulzim Basha ‘gënjeshtar’ pas deklaratave të tij se Zagani nuk është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Taulant Balla tha se ish-kreu i antidrogës, Dritan Zagani, personi që denoncoi i pari lidhjet e trafikantëve Habilaj me ish-ministrin e Brendshëm Tahiri, ishte dënuar.

Balla doli bllof me dokumentin që publikoi (kliko këtu), pasi aty, ndaj Zaganit, caktohet një masë sigurie “arrest me burg”, çka provon se ai nuk është dënuar. Sikurse disa herë të tjera më parë, Rama të premten në Zonë e Lirë, u shpreh se ish-oficeri i policisë së Vlorës, Dritan Zagani u hodh në sulm ndaj Tahirit pasi u dënua për dekonspirim aksioni policor dhe trafik droge, akuza që po ashtu nuk përmenden në dokumentat që Balla nxorri sot.

Ndër të tjera Alibeaj u shpreh:

Nuk ka asnjë vendim gjyqësor për fajësinë e Zaganit. Nuk ka asnjë procedim penal ndaj tij. Është përcjellë nga Krimet e Rënda në gjykatën e Fierit dhe vazhdon dhe sot megjithëse gjykata ka qenë në presion politik, çdokush e kupton se Rama merret me Zaganin. Përpiqet me çdo kusht të fshehë gjurmët. I kapur nga paniku sot është hedhur në sulm që me çdo mjet të asgjësojë provat. Hetimi i antimafias italiane e ka zhveshur të vërtetën. Rrjeta po fillon të shtrëngohet rreth peshqve të mëdhenj, nuk ka shpëtim.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top