Connect with us

Barkun te goja e burrin në burg, kjo është historia e trishtë e 28-vjeçares që mbledh krom

Video

Barkun te goja e burrin në burg, kjo është historia e trishtë e 28-vjeçares që mbledh krom

Barkun te goja e burrin në burg, kjo është historia e trishtë e 28-vjeçares që mbledh kromF. Tenolli

Lajme

1

Është 8-muajshe shtatzënë dhe mbledh krom çdo ditë, të cilin më pas e transporton me kova.

Ajo fiton shumë pak nga kjo punë, por është e vetmja mënyrë fitimi që ka.

Erjona Balla një 28-vjeçare, thotë se duhet të punojë për të siguruar ushqimin për veten dhe djalin e saj, 3-vjeçar.

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Njerëz në Fokus” në “News24”, nëna e re thotë se ndonëse është 8-muajshe shtatzënë, i duhet të mbajë pesha të rënda.

Ajo thotë se bashkëshorti i saj ndodhet në burg, dhe e vetmja mundësi për të jetuar, është që të mbledhë krom dhe ta shesë atë.

Erjona rrëfen se:

Prej 4 muajsh e gjysmë unë dal këtu, që të mbledh kromin. Është e vetmja mundësi për të jetuar, dhe për të siguruar të ardhura për vete dhe djalin e vogël. Burri im ndodhet në burg. Dhe unë jetoj vetëm me një ndihmë të vogël ekonomike. Ajo nuk më mjafton për të paguar detyrimet e ujit dhe energjisë. Duhet të ndihmoj edhe bashkëshortin që ndodhet në burg. Madje atë as nuk e kanë mjekuar aty. Edhe pse ndodhet në gjendje të vështirë shëndetësore. Unë edhe pse jam shtatzënë detyrohem të mbledh kromin, dhe pastaj ngre kovat e rënda. Mbaj edhe djalin me vete, s’kam ku ta lë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top