Video
Basha bën deklaratën e fortë: Rama shiti sot Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij, do dalin fakte për ministrat e tjerë të tij
Basha bën deklaratën e fortë: Rama shiti sot Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij, do dalin fakte për ministrat e tjerë të tijF. Tenolli
Lajme
Në lidhje me ngjarjen që ka bërë bujë në media, mbi implikimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me kushëririn e tij Moisi Habilajn, kryetari i PD Lulzim Basha ka vendosur të dalë në një deklaratë për shtyp nga selia e PD.
Basha ka deklaruar se:
Mediat italiane lidhin Tahirin me grupin narkotrafikant të drejtuar nga Habilaj, kushëri i tij.Ai ka paguar shuma marramendëse dhe e ka përdorur për trafik droge Audin dhe skafin e tij. Provat tregojnë se narkotrafikantët kane kontribuar mijëra euro në fushatën elektorale të Ramës.
PD ka denoncuar Tahirin për lidhjet e tij me organizatat kriminale dhe lidhjet e drogës dhe Rama e ka mbrojtur dhe ka sulmuar opozitën.Ai përdhosi dhe sulmoi Dritan Zaganin kur denoncoi me fakte Tahirin. Rama e ka mbrojtur dhe e ka quajtur Tahirin bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë e ministrin më të suksesshëm.
Sot Rama e shiti Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij dhe Tahiri ka qenë as më pak dhe as më shumë ndërmjetës i Rames me Habilajn. Tahiri nuk është as më shumë e as më pak se peshqit e mëdhenj të organizatës politike e kriminale. Fakte tronditëse do të dalin në pah për të tjerë ministra të Ramës. Gjithçka është bërë me dijeni dhe bekimin e Ramës, që është përfituesi kryesor i parave të Habilajt.
JOQ.al