Connect with us

Basha kërkon kokën e Tahirit: Ja ku janë faktet, pse s’e arreston Rama?

Video

Basha kërkon kokën e Tahirit: Ja ku janë faktet, pse s’e arreston Rama?

Basha kërkon kokën e Tahirit: Ja ku janë faktet, pse s'e arreston Rama?A. Shehaj

Lajme

bashaPas prangosjes së Moisi Habilajt, kushëririt të Saimir Tahirit nga autoritetet italiane, të cilat e akuzojnë si të përfshirë në aktivitetin e trafikimit të drogës, duket se të gjithë po kërkojnë "kokën" e ish-ministrit të Brendshëm.

Ka qenë Lulzim Basha ai që ka reaguar sëfundmi për arrestimin e Habiljat, duke thënë se ka prova të pakontestueshme të lidhjes së Tahirit me kreun e bandës së drogës, si dhe për përfshirjen e kryeministrit në botën e errët të krimit.

Basha tha:

Rama heshti edhe kur pati prova të pakontestueshme. Është rasti i dëshmisë së Dritan Zaganit, që denoncoi se banda e Habilajve përdorte automjetin personal të Tahirit. Prej 24 orësh Edi Rama hesht. Moisi Habilaj ndodhet në pranga dhe i akuzuar si kreu i një prej bandave kryesore të narkotrafikut. Partnerë strategjikë i kanë vënë Ramës në dispozicion materiale që faktojnë lidhjen dhe rolin e Tahirit si ministër i Brendhsëm në trafikun e drogës me Shqipërisë dhe Italisë. Rama e ka mbrojtur ministrin e tij të brendshëm".

Ndër të tjera ai i shtroi një pyetje kryeministrit, të cili gjithashtu e akuzon se përdori paratë e krimit të Tahirit e Habilajve në zgjedhjet e vitit 2015 e 2017.

Kreu i PD-së u shpreh:

Çfarë pret Edi Rama të arrestojë dhe të gjykojë Saimir Tahirin si një nga kokat e krimint dhe trafikut të drogës ? Rama e mbron sepse paratë e drogës dhe të bandave kriminale u përdorën nga Rama gjatë zgjedhjeve të 2015 dhe 2017. Sot e gjithë bota ka përpara faktet e pakundërshtueshme të lidhjes së Ramës e Tahirit me botën e errët".

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top