Connect with us

Basha prezanton “Frontin e Bashkuar Opozitar”, ç’është ky term i ri në politikën shqiptare?

Video

Basha prezanton “Frontin e Bashkuar Opozitar”, ç’është ky term i ri në politikën shqiptare?

Basha prezanton "Frontin e Bashkuar Opozitar", ç'është ky term i ri në politikën shqiptare?A. Shehaj

Lajme

aaaPas takimit të përbashkët të ditës së sotme, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi na njohën me një term të ri me të cilin do të ndeshemi në aspektin politik. Bëhet fjalë për një bashkim të opozitës në një strukturë të quajtur "Fronti i Bashkuar Opozitar".

Por çfarë do të jetë ky front, cili është qëllimi it ij dhe si do të funksionojë?

Këtë e shpjegoi shkurtimisht vetë Basha, i cili bëri me dije se nga mbledhja e parë e partive opozitare dolën në një përfundim të përbashkët me disa pika kryesore, ku e para renditej largimi i Edi Ramës nga qeveria e më pas vinte ngritja e një strukture qeveritare anti-mafia.

Sipas Bashës, vendi është në prag të një gremine, ndërsa duk e iu referuar skandalit të djeshëm, ai tha se maja e ajsbergut është vetë Edi Rama.

Basha u shpreh:

Shqipëria ndodhet para një gremine. Skandali i djeshëm është maja e skandaleve tronditëse. Maja e ajsbergut është Edi Rama. Sot shqiptarët kanë provat e pakundërshtueshme se këto para janë përdorur për të kriminalizuar zgjedhjet. Është koha të marrim bashkë me shqiptarët vendimin e radhës, jo për fatin e partive politike, por për fatin e çdo shqiptari. Fronti i Bashkuar Opozitar kërkon largimin e Edi Ramës si përfitues i drejtpërdrejtë i lidhjeve mafioze të tij dhe ministrave të tij, me narkotrafikantët dhe trafikantët e armëve".

Nga ana tjetër, kreu i LSI-së, Monika Kryemadhi e cilësoi si një sinjal të mirë këtë tryezë të sotshme dhe takim me Bashën, duke harruar e duke lënë pas një mijë e një të zezat e sharjet që bashkëshorti i saj dhe vetë grupi parlamentar i LSI-së kanë thënë gjatë kohës që ishin në pushtet me Edi Ramën.

Kryemadhi bëri me dije se do të nisin protestat në ditët në vijim.

Ajo u shpreh para selisë së PD-së:

Tryeza e sotshme ishte një sinjal sh i mirë për opinionin publik, mediat, shoqërinë civile, sepse tashmë ky front do të nisë gjithë angazhimin e tij për të patur një aksion kundër narko-shtetit, i cili përfaqësohet dhe drejtohet nga kryeministri Rama. Të gjitha partitë politike që morën pjesë në tryezë ishin të shqetësuara për rrezikun që i kanoset vendit me inkriminimin e çdo strukture"./JOQ.al/

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top