Video
Basha zbulon kokën tjetër të drogës në Vlorë: Vëllai i një ministri të rëndësishëm
Basha zbulon kokën tjetër të drogës në Vlorë: Vëllai i një ministri të rëndësishëmA. Shehaj
Lajme
Pas daljes në deklaratë të Haki Çakos, i menjëhershëm ka qenë reagimi i PD-së dhe kreut të saj, Lulzim Bashës.
Ai i cilësoi si të vonuara masat e marra nga Çako.
Sipas Bashës:
Masat e marra nga Haki Çako janë të vonuara. Dënoj përpjekjen e Çakos për të hequr vëmendjen nga çështjet e rëndësisme. Ngjarjet e Elbasanit tregojnë se shteti është i kapur".
Kryedemokrati akuzoi drejtpërdrejtë vëllain e ministrit të Brendshëm, si një nga kokat e bandave të drogës në Vlorë.
Ai tha:
Hetimet e tilla s'mund të bëhen në kohë, kur kemi në krye të ministrisë së Brendshme Fatmir Xhafën, vëllanë e Agron Xhafës, një nga kokat e drogës në Vlorë, veç familjes Habilaj".
Basha nuk nguroi të akuzonte edhe njëherë Ramën si koka e gjithë mafies së krimit dhe të drogës në vendin tonë.
Për Bashën, as Tahiri e asnjë trafikant tjetër nuk vepron pa miratimin e kryeminsitrit.
Kreu i PD-së u shpreh para mediave:
Me paratë e drogës blenë votat në zgjedhje. Ne kërkojmë largimin e Edi Ramës. Rama është përfitues i parave të drogës. Kreu i këtij narko-shteti është Edi Rama. Asgjë nuk është bërë në kokë të vet nga Saimir Tahiri apo nga Fatmir Xhafa, apo nga kushdo i korruptuar tjetër, por me urdhër të Edi Ramës, pasi ai është koka që i mban të gjithë të bashkuar".
JOQ.al