Video
Bashës s’i del e keqja: Tahiri është një hallkë, nis lufta ndaj narkoshtetit
Bashës s'i del e keqja: Tahiri është një hallkë, nis lufta ndaj narkoshtetitA. Shehaj
Lajme
Lulzim Basha
Pas përfundimit të takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat u shpreh se nuk do të ndalen deri sa të vënë Tahirin përballë drejtësisë dhe përgjegjësisë penale.
Ai tha:
Tahiri s'do i shpëtojë drejtësisë pavarësisht mbrojtjes publike që i bëhet. Ne do bëjmë të mundur që ai të mbajë përgjegjësitë e tij penale para ligjit shqiptar, pas përpjekjes për ta kthyer Shqipërinë në prodhuesin dhe eksportuesin më të madh të drogërave në Evropë.
Kreu i opozitës u shpreh gjithashtu se lufta kundër narkoshtetit sapo ka nisur dhe se PD-ja do të ketë rolin e saj të rëndësishëm në këtë luftë.
Sipas Bashës:
Tahiri është fillimi i çmontimit të narkoshtetit. Është një luftë që sapo ka filluar. Nuk është as e lehtë dhe as e shkurtër. PD do të ketë rolin e saj në këtë luftë, me qëllim që Shqipëria të çlirohet nga krimi, nga droga që ka depërtuar në çdo qelizë të shoqërisë shqiptare. Është një përpjekje që e bëjmë në bashkërendim me partnerët tanë".
Basha foli edhe për qëndrimin e Donald Lu në lidhje me situatën në vend, por nuk harroi edhe të përmendte Edi Ramën, të cilin e akuzoi se është koka e narkoshtetit.
Ndër të tjera, kreu i partisë më të madhe opozitare në vend tha:
SHBA foli fare qartë, por unë nuk jam këtu për të interpretuar qëndrimin e tyre. Qëndrimi i qeverisë amerikane është i qartë. Ata mbështesin kërkesën e prokurorisë. Qëndrimi i sotëm i Ramës nuk është vetëm i dëshpëruar, por dëshmon edhe se ka qenë dhe është pjesë e problemit e refuzon të jetë pjesë e zgjidhjes. Pa miratimin e tij, Shqipëria s'do të bëhej kështu. Tahiri është vetëm një hallkë".
JOQ.al