Video
Baste anormale për ndeshjen e kombëtares, “FederBet” plas skandalin e radhës
Baste anormale për ndeshjen e kombëtares, "FederBet" plas skandalin e radhësL. Çela
Sport
Trukimet në futbollin shqiptar vazhdojnë dhe madje s’përbëjnë më lajm.
Ndeshja e sotme miqësore e Shqipërisë U-20 me Gjeorgjinë U-20 dyshohet se ka qenë e manipuluar. Për këtë, “Vip Sport” ka komunikuar me zyrtarët e organizatës “FederBet”, e cila bashkëpunon me Bashkimin Europian dhe ka monitoruar prej kohësh luhatjet e basteve.
Ja përgjigjja e saj:
Jemi sinjalizuar se kjo ndeshje ka regjistruar lëvizje anormale të basteve. Në fakt, këto anomali kanë të bëjnë me përfundimin e ndeshjes me 3 apo më shumë gola”.
Shqipëria sot humbi 3-0 dhe gjatë takimit pati luhatje të madhe koeficientësh, që konfirmon faktin se janë vënë baste anormale.
JOQ.al