Video
Bayern e quajti “mercenar”, ylli i Juventusit kthen një përgjigje krejt të papritur
Bayern e quajti “mercenar”, ylli i Juventusit kthen një përgjigje krejt të papriturL. Çela
Sport
Pas largimit të tij pa lavdi nga Bayern, ylli i Juventusit, Douglas Costa, u ka kthyer përgjigje kritikave të ish-presidentit të tij, Uli Hoeness.
Costa nuk shkëlqeu te ne, sepse ishte thjesht një mercenar dhe nuk na pëlqente si karakter”.
Kështu pati deklaruar numri 1 i klubit bavarez në verë.
Braziliani, megjithatë, në një intervistë të fundit për “Sky” ka shprehur mirënjohje dhe respekt për skuadrën ku luajti për dy vite.
Të gjithë mund të thonë çfarë të duan. Jam një djalë i qetë dhe kurrë nuk do të akuzoja në retrospektivë. Nuk e bëj dot këtë lojë. Të gjithë e dinë mirë se çfarë thonë dhe pastaj duhet të përballen me pasojat. E kam dëgjuar deklaratën e tij, por jeta vazhdon. E kuptoj zhgënjimin që Hoeness ka kaluar. Nëse do të isha president, ndoshta do të thosha diçka publikisht, por pa përdorur fjalën ‘mercenar’. Por do të isha me nerva, sigurisht”.
Costa, disa muaj para largimit nga Bayern, pati deklaruar hapur se kishte oferta dhe drejtuesit bavarezë atëherë e humbën vlerësimin për të. Edhe performancat në rënie ishin një sinjal se ai nuk donte të luante në Mynih.
Ai ka shtuar:
Nuk pendohem për të kaluarën. Te Bayern tregova se mund të luaj në nivelin më të lartë. E gjeta mirë veten atje, por tani jam te Juventusi”.
JOQ.al