Showbiz
Bën jetë luksoze, por nuk do ta besoni sa kushton kjo veshje e Lorit
Lori Hoxha është një nga vajzat më të komentuara të showbizit shqiptar, si për anën private, ashtu edhe për jetën luksoze që bën. Gjithashtu fashion blogger-ja është shumë e ndjekur në Instagram ku me stilin e saj të të veshurit i frymëzon të gjitha vajzat.
Mirëpo një nga veshjet më të pëlqyera të saj, nuk qenka aq e shtrenjtë sa të gjithë mendonin.
Faqja që publikon çmimet e veshjeve të VIP-ave ka postuar sot në Instagram sa kushton edhe kjo veshje e Lorit që konsiston në 38 euro bodysuit dhe fundi 32 euro.
Pra me gjithsej 70 euro Lori ka arritur të shkëlqejë si gjithmonë dhe ka vërtetuar se personat që kanë shije në veshje, mund të kombinohen bukur edhe me rroba jo të shtrenjta.