Video
Bënte tifo për Partizanin e Beogradit kundër Skënderbeut, tifozët rrahin keq lojtarin e Superligës së Kosovës
Bënte tifo për Partizanin e Beogradit kundër Skënderbeut, tifozët rrahin keq lojtarin e Superligës së KosovësK. Demiraj
Sport
Të bësh tifo për një ekip serb kur je në Shqipëri, mund ta pësosh keq. Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në stërvitjen e skuadrës së Flamurtarit të Prishtinës, ekip i Superligës së Kosovës.
Lojtari malazez i këtij ekipi, Simo Goranoviç është sulmuar fizikisht nga tifozët e Flamurtarit gjatë seancës stërvitore, raporton “Gazetasheshi” .
Reagimi i tifozëve të Flamurtarit ndaj lojtarit malazez ka ardhur pas një postimit të Goranoviç në “Facebook” ku mështette ekipin e Partizanit të Beogradit para takimit kundër Skënderbeut për Europa League.
“Forca Partizan”, ishte postimi i Goranoviç, që i ka kushtuar rëndë malazezit.
Ky i fundit ka pranuar sulmin fizik nga tifozët e Flamurtarit dhe është shprehur i shokuar nga ngjarja, teksa ka ndërprerë kontratën me klubin e Superligës së Kosovës.
Mbrojtësi i majtë nga Mali i Zi ishte një titullar i padiskutueshëm gjatë fazës së parë të sezonit në Superligën e Kosovës për ekipin e Flamurtarit.
JOQ.al